Reagon Dukagjin Lipa: Tregon të vërtetën se a kanë gisht politikanët në fondacionin 'Sunny Hill'

Kultura June 21, 2018 - 23:28
Lexo detajet

U tha se fondacioni që drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa është i lidhur ngushte me një grup politik dhe së deri më tani nuk i ndihmoi askujt, për këtë ka reaguar Dukagjin Lipa i cili thotë se ky është një lajm i pavërtetë dhe së të gjitha pohimet do t’i dokumentojnë në detaje, njofton “Zëri.Info”.

Lipa po ashtu ka bërë të ditur se pas disa javësh do të ndajnë 100.00 mijë euro për organizatat e ndryshme që merren më fëmijë dhe komunitete.

Ai ka thënë se përveç fondeve direkte kanë promovuar Kosovën në disa medium të mëdha botërore.

Lexojeni reagimin e tij të plotë:

"Lajmi mëposhtë është fake news. Është i pavërtetë. Veç edhe pak javë jemi larg ditës kur publikisht do ti ndajmë mbi 100,000 euro për organizatat e ndryshme që merren me fëmijë dhe komunitete të nën-përfaqësuara. Nëse jo e vetmja, atëherë jemi njëra ndër iniciativat e pakta private e cila e bën një donacion në këtë vlerë. Dhe përpos fondeve direkte, për më pak se një javë, ne e kemi promovu Kosovën në disa nga mediat më të mëdha botërore. E në anën tjetër, mediumi që thotë se bënë gazetari hulumtuese nuk e ka marrë as mundin më të vogël për me e zbulu të vërtetën e vetme që ekziston. Në vend të kësaj, ka vendosë me paragjyku, njollosë e spekulu. Fondacioni i ka mbajtur mjetet e ngrira, pikërisht sepse nuk ka dashur që ato t’i ndajë në kohë zgjedhjesh, kur Dua Lipa e ka pasur mundësinë e vetme për të ardhë në Kosovë. Të gjitha pohimet tona kemi me i dokumentu me detaje. E mediumi që e ka bërë këtë shkrim, nuk e ka asnjë fakt, pos paragjykimeve. Insider you are an outsider", ka shkruar Lipa.