Institucionet kulturore shënojnë 20-vjetorin e Çlirimit

Institucionet kulturore shënojnë 20-vjetorin e Çlirimit

Kultura June 12, 2019 - 10:01
Lexo më shumë detaje

 

Me një koncert të mbajtur në sallën kulturore “Bogdanpolis” të katedrales “Nëna Tereza”, në mungesë të sallës koncertale, në Prishtinë Filarmonia e Kosovës shënoi 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori të rëndësishëm edhe Baleti Kombëtar i Kosovës prezantoi një premierë. Bëhet fjalë për shfaqjen “O moj Shqipëri”, të regjisorit Pullumb Agalliu.

Në këtë ditë edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve e Komunës së Prishtinës organizoi “Takime Korale” për nder të 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Prishtinës. Qeveria e Kosovës, si dhe Komuna e Prishtinës kanë organizuar një varg aktivitetesh për ndër të 20-vjetorit të Çlirimit të vendit, të cilat pritet të zgjasin deri në fund të muajit.

Përveç takimeve, konferencave e përkujtimeve, në kuadër të aktiviteteve “20/20” janë edhe disa koncerte, mbrëmje muzikore, ekspozita, festivale e shfaqje teatrale e filma.