10 vjet në mes të shpresave dhe frikave

10 vjet në mes të shpresave dhe frikave

Kultura July 15, 2019 - 16:02

Një udhëtim që nisi para 10 viteve, udhëtim ky që frymëzoi, vuri në lëvizje dhe e ndryshoi fytyrën e qytetit

Vullnet Sanaja


Udhëtim i qindra të rinjve të një qyteti perëndimor e të rrethuar me male që nisi 10 vite më parë në njërin prej shteteve më të reja në Evropë. Shpresa e tyre për të ndarë me komunitetin fuqinë e filmave të animuar dhe përpjekja e tyre për t’i dhënë jetë qytetit që është përballur me tmerre në të kaluarën, vazhdon ende edhe sot.
Gjithmonë e kam pasur të vështirë shpjegimin e asaj se si nisi gjithçka. Për dikë që ka organizuar festivale të rëndësishme për komunitetin dhe që e kupton mirë emocionin që e jep planifikimi i këtyre përvojave të bukura e hipnotizuese, të dizejnuara për t’u ndarë me ata që e vlerësojnë artin e filmit, dihet mirë se çfarë mundi kërkohet që të realizohet diçka e tillë. I gjithë përkushtimi, vështirësitë, dashuria, frikërat dhe shpresat, bëjnë që ky proces të të mbaj të lidhur për vite të tëra. Nuk po flasë bukfalisht vetëm për faktin se ardhjet e tyre çdo vjet të mbajnë të lidhur, por më shumë në mendje e kam idenë e përparimit dhe të zhvillimit të komuniteteve, pjesë e të cilave jemi vetë ne. M’u për shkakun e asaj se çfarë kërkohet në krijimin e tyre, besoj se është goxha e vështirë të përcaktohet koha dhe ajo se çfarë nisi gjithçka.


Para se Anibar të niste, nuk kishte mundësi për artistët e rinj që të marrin pjesë në ndonjë trjanim profesional të animacionit si dhe nuk ekzistonte ndonjë mundësi që ata t’i shfaqnin filmat e tyre të animuar. Përveç punëtorive me javore të Anibar gjatë festivaleve, para dy viteve ne themeluam Akademine e Animaionit të Anibar në Pejë dhe Prishtinë. Kjo u dha mundësi animatorëve të rinj të mësojnë themelet e formave të artit për gjatë tërë vitit. Kjo përfshirje e tyre ka prodhuar rezultate jashtë përllogaritjeve tona. Kemi mbetur të habitur nga talenti dhe puna e përkushtuar e artistëve të rinj. Jemi me fat që e kemi pasur mundësinë të punojmë me ata që me mjaft guxim dhe përmes artit dhanë mesazhe të fuqishme, pa harruar edhe etjen e tyre të pafund për dije.

 

Krijimi i mundësive edukative për gjeneratën e parë të animatorëve në njërin prej shteteve më të reja në Evropë, ka krijuar rrëfime të panumërta të cilat do të shpërfaqen viteve në vijim. Një prej këtyre rrëfimeve është ai vajzës që ndoqi punëtoritë javore të Anibar, ndërsa vite më pas, ajo mbajti punëtori të sajat, kuroi programe të filmit, ndërsa tani sapo ka dilpomuar në animacion.

Ajo sot është gruaja e parë kosovare e diplomuar në animacion. Një tjetër është rrëfimi i një artisti të ri që ndoqi masterklasat, prezentimet dhe trajnimet. Ai sot prodhon filmat e vet të animuar. Ky është kosovari i parë që ka krijuar film në “stop-motion”, premiera e së cilit do të shfaqet në këtë edicion të festivalit. Këto janë rrëfime që na frymëzojnë dhe nxisin që të ofrojmë trajnime të tilla për të gjithë.

 

Manifesti jonë flet për përfshirjen e të gjithëve, pavarësisht prapavijës a prejardhjes së të tjerëve. Është ai që na bashkon në thirrje për qytetari aktive. Tre vite më parë, ne kemi nisur procesin e rivitalizimit të kinemasë së vetme në Pejë, e cila quhet “Jusuf Gërvalla”. Ky proces na ka bërë dëshmitarë të rezistencës së komunitetit tonë gjersa të gjithë ishim nën kërcënim. Organizimi i tyre na dha mundësinë që të kuptojmë më shumë rëndësinë e bashkimit komunitar sa herë që cenohet publikja. Ky veprim ka nxitur shumë qytetarë aktivë dhe ka hapur shtigje të reja për fuqizimin e gjeneratave të reja që zell e kanë ndryshim. Dy vitet e fundit u karakterizuan edhe me një proces tjetër që është kthimi i kinemasë në një qendër kulturore aktive për gjithë vitin, me misionin sublim, atë të thyerjes së apatisë qytetare përmes aktivizmit kulturor.

 

Ne këtë edicion te festivalit ne e kemi përfshirë veten edhe në një iniciativë, e cila sugjeron se, duke zbërthyer frikërat e shpresat tona, ne do të jemi në gjendje të frymëzojmë veprimin. Iniciativë kjo që ka të bëjë me trajtimin e rritjes së indiferencës përballë sfidave që kërcënojnë jo vetëm qytetërimin, por edhe ekzistencën tonë. Një iniciativë që na frymëzon të ndryshojmë sjelljet tona në mënyrë që të përmirësojmë aksionet tona kolektive në mbrojtje të të drejtave të atyre që nuk kanë zë, ose në mbrojtje të shtëpisë sonë të përbashkët - Tokës. Ne këtë edicion të festivalit, ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që besojnë se ne ende kemi fuqi që të ndryshojmë gjërat për së mbari. Është e domosdoshme të jemi të prekur dhe të zbulojmë atë se çfarë ata shpresojnë dhe kanë frikë, si dhe e domosdoshmë është të heqim dorë nga secila zonë e rehatisë sonë. Ashtu sikur aktivistët e rinj të para dhjetë viteve të cilët jetuan në njërin prej qyteteve më apatike - në qytetin perëndimor të njërit prej shteteve më të reja në Evropë - inkurajojmë që të gjithë të ngriten, të ngrisin zërin dhe të veprojnë në përputhje me idealet e tyre, duke përdorur artin si mjet që promovon veprimin. Sa i përket Anibarit, po i synojmë edhe 10, 20, 30 e më shumë vite të frikave dhe shpresave!