I jepet lamtumira e fundit aktores Leze Qena

I jepet lamtumira e fundit aktores Leze Qena

Kultura March 26, 2020 - 18:50

Aktores së mirënjohur shqiptare, Leze Qenës, sot (e enjte) i është dhënë lamtumira e fundit.

E ndjera u varrosë në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.

Në varrimin e së ndjerës ishin familjarë dhe miqë të ngushtë, aty kishte qenë edhe Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Ikona e aktrimit në Kosovë ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në QKUK, teksa kohëve të fundit u largua nga angazhimet artistike për shkak të problemeve shëndetësore.

Image

Ajo ka lënë pas një bagazh të pasur artistik, ikja e së cilës do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën në vend.

Të shumta kanë qenë edhe ngushëllimet nga miqtë, kolegët dhe personazhet publike në nder të veprimtarisë së saj.