JK Rowling bashkë me 150 figura publike, në mbrojtje të fjalës së lirë

JK Rowling bashkë me 150 figura publike, në mbrojtje të fjalës së lirë

Kultura July 08, 2020 - 13:16

Rreth 150 shkrimtarë, akademikë dhe aktivistë, duke përfshirë autorët JK Rowling, Salman Rushdie, Martin Amis dhe Margaret Atwood, kanë nënshkruar një letër të hapur, ku denoncojnë “kufizimet e debateve”, sipas BBC-së.

Ata thonë se e përshëndesin “vlerësimin e nevojshëm” të kohëve të fundit mbi drejtësinë racore, por potencojnë se kjo ka nxitur mbytjen e debatit të hapur.

Letra dënon “një trend për turpërim publik dhe ostracizëm” dhe “një siguri verbëruese morale”, transmeton “Zeri.info”.

Disa prej nënshkruesve edhe janë sulmuar për komente që shkaktuan shkelje.

“Shkëmbimi i lirë i informacionit dhe i ideve, vetë gjaku i një shoqërie liberale, çdo ditë po bëhet më i shtrënguar”, thuhet në letër.

Letrën e nënshkruan edhe intelektuali amerikan Noam Chomsky, feministja e shquar Gloria Steinem, gjeniu rus i shahut Garry Kasparov dhe autori Malcolm Gladwell, e cila u botua të martën në “Harper’s Magazine”.

Paraqitja e emrit të autores së “Harry Potter”-it, Rowling, midis nënshkruesve vjen pasi ajo së fundmi u kritikua ashpër në internet për komentet ku ajo fyen njerëzit transgjinorë. /Zëri