Shtëpia e Kulturës në Kishnicë në proces e sipër
Kultura
July 07, 2026 - 10:40
Ministrja e Kulturës dhe Turizimit Saranda Bogujevci, vizitoi nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt, i cili do të krijojë një hapësirë moderne për aktivitete kulturore, artistike, edukative dhe shoqërore.
Shtëpia e Kulturës në Kishnicë do të jetë një qendër e rëndësishme për jetën kulturore të komunitetit, duke ofruar më shumë mundësi për krijimtari, pjesëmarrje dhe zhvillim.
Vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën kulturore, me synimin që çdo komunitet të ketë hapësira dinjitoze për kulturën, artin dhe jetën kulturore. /kultplus
