25 vjeçarja e paralizuar i befason të gjithë ditën e dasmës (FOTO)

Kuriozitete August 17, 2016 - 20:22

Një 25 vjeçare e cila nuk mund të ecte për shkak të një lëndimi të shtyllës kurrizore i ka emocionuar të gjithë në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Jaquie Goncher, 25 vjeç ishte ulur në një karrocë me rrota në moshën 17 vjeçare për shkak të një aksidenti në pishinë, por i ka befasuar të gjithë ditën e saj të dasmës.

Ajo kishte vite që ndiqte terapinë por javët e fundit nuk mund të qëndronte në këmbë më shumë se disa minuta.

E shoqëruar nga nëna dhe gjyshi, 25 vjeçarja papritmas u ngrit në këmbë dhe eci drejt altarit ku e priste dhëndri.

Ky i fundit nuk dinte asgjë dhe shpërtheu në lot. Nusja arriti të qëndronte në këmbë gjatë gjithë ceremonisë madje ia doli të hidhte edhe vallen e parë me burrin nën sytë e të ftuarve që nuk u besonin syve.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image