Zbulohet planeti i ri ku mund të ketë edhe alienë

Kuriozitete August 24, 2016 - 21:46

Një planet i ri, në të cilin ka shumë mundësi që jetojnë alienët është gjetur, dhe është shumë afër, aq afër sa me lehtësi mund të shkojmë në të, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Bota e re e zbuluar nga shkencëtarët, është më e madhe se toka dhe është vetëm katër vit drite larg.

Ky yll i ri i zbuluar, është më i afërti në sistemin tonë solar.

LEXO EDHE: Bleu 99 iPhone 6s për t’i propozuar martesë, vajza e refuzon (VIDEO)

Sipas shkencëtarëve, kjo mund të jetë shtëpia perfekte për jetën e alienove.

Shkencëtarët po shpresojnë që të mund ta eksplorojnë më shumë këtë planet dhe të vërtetojnë se atje ka jetë.

Planeti i quajtur si Proxima b, ndodhet në habitatin përreth diellit dhe sipas të gjitha gjasave, atje ka jetë.