Koreja e Veriut ndalon të qeshurën në publik, ja arsyeja e çmendur

Kuriozitete September 10, 2016 - 20:17

Përreth figurës së Kim Jong Un, udhëheqësit suprem të Republikës Demokratike të Koresë që prej 18 dhjetorit 2011, qarkullojnë mistere dhe legjenda të mëdha, të cilat kanë shkaktuar shpesh të qeshura dhe tallje. Por tani e tutje një ironi e tillë nuk do të jetë më e mundur sepse diktatorit mendon se nuk po e marrin seriozisht, të paktën sipas asaj që shkruan “Independent”.

Çdo lloj batute, kuptimi të dyfishtë apo sarkazme, do të dënohet me ligj. Dy fjali në mënyrë të veçantë do t’u ndalohen të gjithë qytetarëve si në bisedat e përditshme ashtu edhe në ato zyrtare. E para është “Të gjithë fajin e ka Amerika”: mësohet se ajo është përdorur shumë herë, edhe gjatë takimeve dhe konferencave, për të tallur regjimin i cili e shkarkon pëegjëgjësinë e veprimeve të tij ndaj vendeve të tjera. Ndërsa fjalia tjetër e ndaluar godet vetë diktatorin. “Është vetëm një budalla që nuk di të shohi se si po ecën bota”, e cila përdoret për të qortuar dhe theksuar politikën izolacioniste të Kim-Jong-Un-it, dhe duket se është thënë për të komentuar mungesën e tij në përkujtimet e luftës së dytë botërore që janë bërë në Kinë dhe në Rusi.

Shumë histori që kanë të bëjnë me Kim-Jong-Un nuk janë konfirmuar asnjëherë, por kanë ngjallur kuriozitetin dhe indinjimin e pjesës tjetër të botës ndaj një diktature që është e mbuluar nga misteri. Një prej lajmeve më kurioze ka të bëjë me 2013-n, kur doli se diktatori kishte bërë të ligjshme vetëm katër modele flokësh, të gjitha të frymëzuara nga “xhufka” e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, edhe sarkazma indirekte do të konsiderohet si sharje ndaj regjimit dhe kështu që do të dënohet me ligj./Mapo.al

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image