Qëllimin e këtyre gjërave nuk e keni ditur kurrë

Kuriozitete September 16, 2016 - 21:35

Ka shumë gjëra të cilat i shohim rreth nesh çdo ditë, por prapë nuk e dinë se për çfarë shërbejnë në të vërtetë.

Kështu, Gazeta Express sot ju transmeton disa prej sekreteve të tyre – dhe ne jemi të lumtur t’i ndajmë ato me ju!

Cilindri në kabllon e laptopit tuaj

Image

Sigurisht e keni vërejtur kur e përdorni laptopin. Kjo pajisje e vogël por shumë e rëndësishme shtyp frekuencën e lartë në qarqet elektronike.

Vrima e vogël në dritaren e një avioni

Image

Sigurisht keni menduar pse dritarja në avion ka një vrimë të vogël. Kjo vrimë e vogël lejon ajrin të lëvizë mes kabinës dhe zonës mes dy xhamave të dritares, për të barazuar shtypjen mes tyre, transmeton Gazeta Express.

Pjesa e kaltër e gomës

Image

Pyeteni kë të doni për pjesën e kaltër të gomës dhe të gjithë do t’ju thonë se është për të fshirë lapsin. Por kjo nuk është e vërtetë. Pjesa rozë mund të lërë gjurmë të shkrimit në letër, ku pjesa e kaltër në përgjithësi fshin mirë gjithçka. Prodhuesit e gomave zbuluan se njerëzit nuk e kishin kuptuar këtë qëllim, kështu që filluan të promovonin përdorimin e pjesës së kaltër të gomës kinse për të fshirë shënimet me stilolaps.

Vrimat horizontale në këmishë

Image

Ja një tjetër mister në këmishë – pse janë këto vrima për pulla në mënyrë horizontale, përderisa gjithë të tjerat janë vertikale? Kjo për shkak të faktit se pullat në këtë pjesë të këmishës vijnë të papërfunduara.

Vrimat shtesë në atletet tuaja

Image

Pak njerëz u kushtojnë vëmendje atleteve të tyre të vrapimit. Nëse nuk e keni ditur, vrimat shtesë janë bërë me qëllim që atletet të mos ju dalin nga këmba kur të vraponi dhe të mos i vrani thembrat kur vraponi.

Xhepi i vogël në xhepin e xhinseve tuaja

ImagePërgjigja më e zakonshme ndaj kësaj është se është krijuar për ta futur kondomin. Natyrisht, në këtë xhep mund ta futni atë, por ky nuk ishte qëllimi i krijimit të tij. Xhepi u paraqit për herë të parë në xhinset Levi’s më 1873 dhe ishte bërë me qëllim që të përdorej për orët e xhepit. Deri më sot ky xhep njihet nga prodhuesit si ‘xhepi i orëve’.