Arkani është gjallë?! (Foto)

Kuriozitete September 18, 2016 - 23:13

Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic i njohur si Arkani është pa dyshim një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani.

Vdekja e tij në vitin 2000 ishte shumë e mistershme dhe ende sot mbetet enigmë se si është e mundur që nuk u dhanë asnjëherë detaje për vdekjen e tij, madje edhe vetë bashkëshortja e tij Ceca nuk kishte lejuar që ta shikonte askush trupin e tij të pa jetë, madje as fëmijët.

Shumë teori konspirative bëjnë të dyshohet se ai mund të jetë ende gjallë diku, dhe se vdekja e tij mund të ketë qenë vetëm një sajesë.

Dyshimet e tepërta i rrisin disa fotografi të realizuara në një nga koncertet e këngëtares Ceca, të mbajtur në “Top Hill” në Budvë të Malit të Zi, me datë 14 gusht të këtij viti, të cilat shfaqin një person i cili në dukje ngjason tmerrësisht me kriminelin e njohur.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet qartë se një nga personat e pranishëm ngjason aq shumë me të, sa që cilësohet si sozia e Arkanit.

Pak metra larg atij burrit e pranishme ka qenë edhe vajza e këngëtares Ceca, Anastasija Razhnjatovic, gjë që ngrit edhe më tepër dyshimet se Arkani mund të jetë ende gjallë larg syrit të mediave, por gjithnjë afër familjarëve në mënyrë diskrete.

I çuditshëm vazhdon të jetë fakti edhe se Ceca për 16 vite pas ‘vdekjes’ së ish-bashkëshortit nuk është parë asnjëherë në shoqërinë e ndonjë mashkulli tjetër, apo të ketë qenë në ndonjë lidhje dashurie.

Teoritë konspirative sillen vërdallë, teksa mediat serbe vazhdojnë hulumtimet mbi identitetin e tij, apo mos ndoshta është vetë Arkani? /Telegrafi/

Image
Image
Image
Image