Çfarë do të ndodhte me botën nëse njerëzit do të zhdukeshin?

Kuriozitete November 20, 2016 - 19:40

Nëse fundi i botës do të vinte dhe njerëzit do të zhdukeshin nga faqja e Tokës, çfarë do të ndodhte me planetin?

Sipas një videoje në YouTube, Tokës nuk do t’i nevojitej shumë kohë që të ‘ristartonte’ veten – por procesi do të ishte i tmerrshëm.

Pak orë pas zhdukjes sonë, dritat në të gjithë botën do të ndaleshin, transmeton Gazeta Express.

Dy ose tri ditë më vonë, shumica e sistemeve të trenave nëntokësor do të përmbyteshin. Dhe një muaj më vonë, uji i ftohtë në stacionet e energjive nukleare do të zhdukej.

Të vetmet dëshmi të ekzistencës sonë do të ishin gjërat që i kemi bërë prej guri, si për shembull piramidat në Egjipt, Muri i Madh i Kinës dhe Mount Rushmore.