Në Hënë për muaj mjalti!

Kuriozitete December 02, 2016 - 23:13
Konkurrenca duket se ka shtyrë agjencitë turistike më të mëdha në botë që të nisin të shohin që tani përtej planetit tonë.

Njëra prej tyre është  kompania “Moon Express” e cila shpreson që të bashkëpunojë me SpaceX të Elon Musk që në vitin 2026 t’u ofrojë klientëve të saj udhëtimin drejt Hënës për një shifër modeste prej 10 mijë dollarë për person, sigurisht vajtje-ardhje.

“Besoj që në dekadën e ardhshme do të jemi në gjendje të shohim një zotëri të ulur në gjunjë duke i propozuar të dashurës së tij për martesë dhe e gjitha kjo do të ndodhë në sipërfaqen e Hënës, ku pse jo, mund të kemi edhe çifti që zgjedhin të kalojnë muajin e mjaltit”, thotë Naveen Jain, themelues i Moon Express.

Këto udhëtime, sipas Jain mund të shfrytëzohen edhe për qëllime të tjera shkencore, sidomos në fushën minerare. Ai thotë se besohet që materialet e rralla në Tokë kanë origjinën nga hapësira dhe shton se ndoshta sipërfaqja e Hënës mund të jetë e mbushur me të tillë minerale./ Top Channel