Me vetëm një pyetje lexojeni personalitetin e tjetrit

Kuriozitete March 26, 2017 - 12:49

 

Nëse e keni të vështirë ta lexoni personalitetin e dikujt tjetër, ka një zgjidhje.

Këtë mund ta bëni duke parashtruar një pyetje të vetme, që shpërfaqë në tërësi personin që keni takuar.

Kjo pyetje është: “A mund të më tregoni se çfarë mendoni për të tjerët”, transmeton Klan Kosova.

Sipas një studimi të kryer nga Journal Personality and Social Psychology, njerëzit janë të prirë që tiparet e personalitetit të tyre t’i shohin tek të tjerët.

Një person i sjellshëm i sheh edhe të tjerët si të sjellshëm, një person që është egoist i sheh edhe të tjerët si egoistë.

Studimi i Dr. Justin Wood shpjegon se një personalitet negativ është më shumë i lidhur që edhe të tjerët t’i shoh negativisht.