Mbani minjtë larg shtëpisë me këtë mënyrë natyrale

Lifestyle August 14, 2016 - 20:51

Nëse po keni probleme nga minjtë, duhet ta zgjidhni këtë problem sa më shpejtë që të jetë e mundur, nëse nuk dëshironi që shtëpia juaj të mbushet me këso krijesash të vogla të cilat mund t’ua dëmtojnë shëndetin.

Kur minjtë hyjnë në një shtëpi, ata shpërndajnë shumë baktere dhe sëmundje të cilat mund të transferohen tek njerëzit.

Ata mund ta shkatërrojnë shtëpinë dhe madje t’ua prishin pajisjet shtëpiake – duke ua prekur edhe ushqimin, transmeton Gazeta Express.

Problemi më i madh është se minjtë shtohen shumë shpejtë. Nëse dëshironi që t’i largoni ata nga shtëpia juaj, duhet ta përdorni këtë metodë natyrale e cila do t’ju ndihmojë.

LEXO EDHE: Ky krem me dy përbërës ua ndalon rrudhat

Në vend të përdorimit të metodave tradicionale – si kurth dhe ngjitës – provoni të përdorni një metodë më natyrale e cila do t’i largojë minjtë.

Pluhur çokollate  

Nëse minjtë vërejnë pluhur çokollate, ata e kanë shumë të vështirë që t’i rezistojnë. Ajo çfarë duhet të bëni është që ta përzieni pluhurin e çokollatës me pluhur allçie.

Vendoseni këtë përzierje në një tas dhe lëreni atë jashtë. 

Vendoseni edhe një tas ujë afër tij, në mënyrë që minjtë ta pinë atë pas konsumimit të përzierjes. Uji do të aktivizojë këtë përzierje dhe minjtë do të ngordhin jashtë.