Eliminoni qimet nga fytyra me këta përbërës që i keni në shtëpi

Lifestyle October 05, 2016 - 19:42

Qimet në fytyrë janë shumë normale për meshkujt dhe të pazakonta tek femrat.

Fatkeqësisht, miliona gra në të gjithë botën kanë probleme më qimet e fytyrës, mbi të gjitha në pjesën e sipërme të buzës.

Kjo recetë është shumë efektive dhe e sigurt në përdorim.

Femrat në lindjen e mesme kanë shekuj që e përdorin.

LEXO EDHE: Ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni në vjeshtë

Përbërësit janë të mbushur me vitamina dhe antioksidues, që do të thotë se përveç faktit që do largojnë qimet e padëshiruara, ato e mbajnë lëkurën shumë të butë dhe të hidratuar.

Problem më i madh i heqjes së këtyre qimeve është dhe fakti se ato mbijnë përsëri shumë shpejtë, por me këtë recetë garantohet se ato kanë për të dalë me shumë vonesë.

Përbërësit:

2 lugë mjaltë

2 lugë lëng limoni

2 lugë tërshërë të thërrmuar

Si ta përgatisni:  

Përziejini të gjithë ingredientët së bashku.

Më pas aplikojeni përzierjen në faqe me lëvizje të buta rrethore. Sigurohuni ta lini për 15 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Duhet ta përsërisni këtë trajtim për 2-3 herë në javë. Pas një muaji do habiteni nga rezultati.