Ushqimet fatsjellëse, ja çfarë duhet ngrënë kur ndërrohen vitet

Lifestyle November 21, 2016 - 21:05

Supersticioz ose jo, të gjithë provojmë të bëjmë ndonjëherë siç thonë legjendat sidomos kur bëhet fjalë për ditën e parë të vitit.

Fundja, nuk na kushton asgjë!

Ku i dihet, mund të nisi më mirë Viti i Ri 2016 nëse konsumojmë, për shembull, 12 kokrra rrush, siç bëjnë spanjollët.

Thonë që sjell fat! Madje është përhapur aq shumë sa ka kaluar edhe kufijtë e vendit që e ka nisur si traditë për të mbërritur deri në Meksikë e Portugali.

Qëllimi është që 12 kokrrat e rrushit të konsumohen për 12 sekonda deri sa ora të shkojë 00.00.

Një tjetër traditë janë sallatërat jeshile sepse gjethet, duken si para.

Mos harroni që këtu hyjnë edhe thjerrëzat që ngjajnë pak me monedhat.

Ju ngelet vetëm të provoni, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.