E keni menduar për çfarë shërbejnë qeset e 'Silica Gel'

Lifestyle November 30, 2016 - 19:33

Qeset e Silicës janë kudo kur blen diçka të re.

Sapo i shohim gjëja e parë që bëjmë është t’i hedhim, ato s’na duhen më !!!

Por jo, e keni gabim, qeset e Silica-ve mund të jenë mjaft të dobishme.

Ato janë të mbushura me dioksid silikoni, por nuk janë toksike për çdo përdorim.

Disa mundësi ku mund të përdoren qeset e Silicës.

Përdorini ato për të thithur lagështinë në çantën e palestër

Qeset do të thithin lagështinë shtesë që mund të shkaktojë një erë vërtetë të keqe. Për më tepër, ato do të parandalojnë bakteret në mjediset me lagështirë.

Vendosini mes peshqirëve

Peshqirët tuaj nuk do të mbajnë me lagështirë dhe erë të pakëndëshme kurrë përsëri.

Ruaj telefonin

Nëse telefoni juaj laget, një tas me oriz është mjaft efektiv për të larguar lagështinë nga celulari juaj, por për t’u provuar mbetet dhe nje tas me qese silice.

Parandalon avullin në xhamin e makinave

Moti me lagështirë shkakton shumë probleme. Një nga ato është avulli në xhamat e makinave. Ju duhet të presni deri sa pamja të bëhet e qartë, por një mënyrë për të parandaluar janë çanta silicë. Vendos disa të tilla nën xham nga brenda dhe ky problem do të zhduket.

Ruan fotografitë e vjetra

Fotot e vjetra prishen me kalimin e kohës. Kjo nuk është një gjë e mirë sepse janë e vetmja lidhje që ju keni me të kaluarën. Këtë gjë e zgjidhin përsëri qeset e lartpërmendura. Mesa duket qeset e SIlicit nuk gjendet kot në paketimin e produkteve të ndryshme. Ato e kanë funksionin e tyre, madje jo vetëm një.