Vendimi më i madh i jetës që ju…shëndosh

Lifestyle June 22, 2017 - 19:44

 

Martesa i shpie njerëzit drejt shtimit të peshës trupore.

Kjo sipas një studimi të kryer në Universitetin “Bath’s School” në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klan Kosova.

Duke punuar në më shumë se dekadë dhe duke përpunuar të dhëna nga afro nëntë mijë burra, zbuloi se ata që qenë të martuar kanë mesatare më të lartë të masës trupore (BMI) sesa ata burra që nuk kanë qenë të martuar.

Dhe duke parë më tej se kush është prind, ka dalë se ata burra kanë shtuar peshë pas lindjes së fëmijëve të tyre.

E për të mos shtuar peshë propozohet që burrat menjëherë pas martesës të hanë ushqim në orare më të rregullta.