Dermatologët në Maqedoni zbulojnë raste të dyshimta të kancerit të lëkurës gjatë kontrolleve falas

Dermatologët në Maqedoni zbulojnë raste të dyshimta të kancerit të lëkurës gjatë kontrolleve falas

Shëndetësi May 16, 2026 - 21:30

Në organizim të Klinikës së Dermatologjisë, u realizuan kontrolle falas për zbulimin e hershëm të melanomës, përkatësisht kancerit të lëkurës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve preventive.

Sipas dermatologes Zorica Zafiroviç, interesi i qytetarëve ka qenë shumë i madh, ndërsa te disa persona janë vërejtur ndryshime të dyshimta në lëkurë, për çka janë udhëzuar për kontrolle dhe ekzaminime të mëtejshme.

“Më gëzon fakti që pacientët janë vetëdijesuar dhe e kemi arritur qëllimi që ta rrisim vetëdijen për zbulimin dhe detektimin e hershëm të kancereve të lëkurës…Disa pacient i kemi udhëzuar për në klinikë, ndërsa mbi 100 pacient kemi kontrolluar” deklaroi Zorica Zafiroviç, dermatologe

Gjithashtu, u theksua se gjatë këtyre aksioneve janë zbuluar disa lloje të karcinomeve të lëkurës, ndërsa në dekadën e fundit është rritur ndjeshëm vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve preventive dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

“Për fat të mirë gjithnjë e më rrallë vijnë vonë, ku para 15 viteve ishte shumë e shpeshtë që vonë të vijnë në ambulantet tona. Megjithatë me kalimin e viteve është duke u modernizuar metodologjia e punës, si dhe teknika me aparatet që diagnostikojnë mirë sëmundjet”, theksoi Silvija Duma, dermatologe

Mjekët apeluan që qytetarët të mos i neglizhojnë ndryshimet në lëkurë dhe të kryejnë kontrolle të rregullta dermatologjike, pasi zbulimi i hershëm i melanomës dhe karcinomeve të tjera të lëkurës rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm./Alsat.mk.