E pabesueshme se ku kalon pushimet Behgjet Pacolli me jahtin e tij super-luksoz (Foto)

Showbiz August 21, 2016 - 22:25

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli së bashku me familje ka zgjedhur bregdetin shqiptar që ti kaloj pushimet verore, transmeton “Zeri.info”.

Ai me jahtin e tij super-luksoz ka vendosur që të shëtis nëpër bregdetin shqiptar.

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Pacolli ka bërë të ditur se me super- jahtin e tij, i cili edhe siç shihet përmes fotografive kushton miliona euro, ai ka shkruar se është kënaqësi që të lëvizësh lirshëm kudo nëpër bregdetin shqiptar, përcjell “Zeri.info”.

Pacolli po ashtu ka shkruar se ky vend nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi.

“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Pacollit:

Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri.

Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum.

Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo. Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit.

Shpresoj që autoritetet shqiptare kësaj radhe do ta ruajnë këtë ishull që padyshim është edhe margaritari i Adriatikut dhe Jonit.

Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri.

Image
Image
Image