Dënohet me 20 mijë euro modelja gjermane, gënjeu se ishte përdhunuar nga dy burra

Showbiz August 22, 2016 - 19:39

Modelja gjermane Gina-Lisa Lohfink është dënuar për shkak të pretendimit të rremë për përdhunim.

Ajo kishte bërë denoncim ndaj dy meshkujve, për të cilët kishte thënë se kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të dhunshme, pas publikimit të një video-xhirimi në vitin 2012, ku modelja Lohfink ishte parë duke kryer marrëdhënie seksuale me dy burra., shkruan BBC.

Ajo kishte deklaruar se ky incident ishte përdhunim, dhe është gjobitur me 20 mijë euro nga një gjykatë në Berlin.

Image