Big Basta zbulon kolegët: Edhe Ghetto Geasy me Majk blejnë klikime

Showbiz August 26, 2016 - 23:04
Big Basta nuk është shumë i kënaqur me faktin se kolegët e tij po kërkojnë famën me anë të klikimeve në Youtube.

Në një intervistë për Bordo, reperi shqiptar ka thënë se një njeri i cili nuk arrin të gjejë veten në një rrymë muzikore, ka problem me intelektin dhe karakterin e vet, pa harruar të përmendë se shumë prej artistëve shqiptarë i blejnë klikimet.

“Artistët nuk do të bazonin famën tek klikimet e vjedhura, sepse dreqi e mori, s’mund të ketë Rita Ora 12 milionë klikime, të cilën në fund të fundit e dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, dhe një këngë shqiptare që i kalon apo s’i kalon kufijtë të ketë 60 milionë klikime. Kemi rastin kur Majk me Ghetto Geasy këngën “S’jena mo”, kanë shkuar 70 milionë klikime dhe Willy William me këngën “Ego” i ka apo s’i ka 60 milionë, ose nuk i kishte. Unë i kam miq që të gjithë këta që përmenda dhe nuk më vjen turp t’ua përmend të metat e veta, ashtu siç do doja që edhe ata të më përmendin të metat e mia…”, është shprehur Basta.

Megjithëse reperi ‘ia ka huq’ pak për nga numri i klikimeve për këngët përkatëse, esenca është se ai është i bindur se është e pamundur që këto këngë të kenë kaq shumë shikime origjinale në Youtube.