Më në fund…Elvana Gjata shpjegon kuptimin e fotos lejla

Showbiz August 29, 2016 - 22:25

Pak ditë më parë, postimi i një fotoje lejla nga Elvana Gjata në Instagram dhe më pas ripostimi nga shumë këngëtarë të njohur shkaktoi konfuzion te portalet dhe te ndjekësit e këngëtares.

Më pas u mësua se bëhej fjalë për një këngë që Elvana Gjata do të publikonte me Capital T.

Por pse lejla?

Përgjigjen na e ka dhënë vetë këngëtarja e “Love Me, Love Me”, e cila ka publikuar një foto po në Instagram, ku shkruan: “Lejlaja është ngjyra e besnikërisë. Ajo tregon luks, pasuri dhe ndërlikim. Ajo është gjithashtu ngjyra e pasionit, romancës dhe ndjeshmërisë”.

LEXO EDHE: Enca ia doli, shikoni sa kilogramë ka humbur (Foto)

Pak a shumë, Elvana na ka dhënë një shpjegim për zgjedhjen e ngjyrës lejla, por jemi të sigurt që një shpjegim më të qartë e më të saktë do ta marrim kur të publikohet bashkëpunimi me reperin kosovar, Capital T. /Blitz.al/

Image