Rekord klikimesh për Elvana Gjatën (Video)

Showbiz September 06, 2016 - 22:11
Elvana Gjata njihet për këngët e saj hite të cilat gjithmonë rezultojnë shumë të suksesshme.

Verën e kaluar ajo solli bashkëpunimin “Love me” me Brunon këngë e cila vulosi suksesin e këngëtares gjithë këto vite karrierë, shkruan lajmi.net.

“Love me” deri tani është klikuar 30 milionë herë në kanalin e Elvanës në Youtube, i cili është nën menaxhim të kompanisë së njohur botërore “Vevo” ku blerja e klikimeve nuk është e mundur.

Hiti absolut i verës së kaluar “Love me” po vazhdon të dëgjohet edhe këtë vit, madje kjo këngë është bërë trend të luhet edhe nëpër dasma, pasi sjell pozitivitet dhe dashuri mbi të gjitha.

Të rralla janë rastet kur këngët shqiptare kalojnë mbi 20 milionë klikime, të pastra, jo të blera!

Elvana pas “Love me” solli këtë verë “Njësoj” këngë e cila gjithashtu u pëlqye nga publiku. Deri tani ajo ka grumbulluar mbi 6 milionë klikime, në vetëm dy muaj pas publikimit.

Këngëtarja e njohur shumë shpejtë do të publikojë projektin e ri në bashkëpunim me Capital T dhe 2po2, i cili pritet të jetë hiti i këtij viti, pasi treshja është shumë e pëlqyeshme./Lajmi.net.