Dafina tradhtohet nga shoqja e ngushtë, i zbuloi lidhjen e dashurisë (FOTO)

Showbiz September 08, 2016 - 20:51

Dafina Zeqiri, në profilet e saj sociale, ndan me miqtë virtualë shumë foto e video jo vetëm nga aktivitetet muzikore, por edhe nga jeta private.

Pasi u zbulua lidhja e dashurisë me Jose Rodrigues nga Republika Domenikane, pak ditë më parë, mediat shkruan edhe se Dafina ishte fejuar.

Por ndonëse asnjë konfirmim nuk ka ardhur nga këngëtarja dhe partneri i saj, gjatë këtyre ditëve, Dafina i ka mbyllur pushimet e verës dhe i është kthyer ritmit dhe studios për punën dhe regjistrimet për këngët e reja.

Megjithatë, në atë pak kohë argëtimi me miqtë, Daffy e shfrytëzon edhe për t’u argëtuar, madje edhe për të marrë hak për ndonjë “gabim” të shoqërisë.

Në fotot e fundit të publikuara në Instagramin e saj, ndër të tjera, Dafina ka postuar edhe disa foto e video ku duket mikesha e saj e ngushtë… në shënimet e fotografive, ajo tregon se është pikërisht ajo – shoqja e saj më e mirë, e cila ka zbuluar lidhjen e saj të dashurisë duke postuar një foto të ҫiftit në Instagramin e saj.

Megjtihatë, nata e mbrëmshme ka qenë e veҫantë për Dafinën dhe partnerin e saj. Jo vetëm për shkak të vizitës së mikeshës së saj, por meqë erdhi, edhe e gatoi vetë darkën. Ku ka më mirë?

Image
Image
Image
Image