Mona i la Zanfinës një amanet (Video)

Showbiz September 10, 2016 - 23:34

Nëna e motrave Ismaili, e ndjera Mona Ismaili gjithmonë ka punuar me vajzat e saj që ato një ditë të bëhen të zonjat e vetes dhe të jenë të suksesshme në karrierën muzikore të cilën falë së ëmës e kanë nisur në fëmijëri.

Edhe pak para se të vdiste ajo u sigurua që vajza e saj Zanfina ta vazhdojë muzikën duke ia lënë kështu si amanet këtë, shkruan lajmi.net.

Ajo në një intervistë për Prive foli rreth karrierës së saj muzikore duke i përmendur me rend ‘thyerjet’ që i kanë bërë njerëzit duke e kritikuar se ajo nuk di të këndoj, pastaj nuk di të vallëzoj e tjera ishte fyerja e buzëve të saj ku këngëtarja thotë se duke i fryer shumë buzët u ka dhënë shkas për të folur, por sipas saj njerëzit e tillë negativitetin e vet e shprehin te njerëzit që kanë sukses.