Era mban koncertin e saj të parë në ketë shtet (FOTO)

Showbiz September 14, 2016 - 20:24

Këngëtarja e njohur Era Istrefi pas sukesit të dëshmuar me super hitin e saj “Bonbon”, tashmë ka filluar të mbajë koncerte anë e mbanë botës.

Nëpërmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagran, Era ka treguar se me datën 18 shtator pret që të mbajë koncertin e saj të parë në Bullgari.

Këngëtarja do të performojë në një nga diskotekat më të mëdha në Sofie, gjersa pritet që shumë shpejt të nis turin e saj me koncerte të tjera jasht vendit. /Telegrafi/

Image