Liza e mahnitshme fiton 'Best New Artist'

Showbiz September 19, 2016 - 20:15

Kemi dëgjuar që një artiste shqiptare ka tentuar që të futet në tregun e huaj, por kureshtja është shumë më e madhe kur një artiste e re për shqiptarët por e huaj dashurohet shumë pas Kosovës.

E kemi fjalën për Liza Therese, këngëtaren me origjinë nga Suedia e cila ishte e pranishnme në spektaklin “Zhurma Video Music Awards 12”, ku është dukur e mahnitshme duke bërë kureshtarë të gjithë edhe vetë emrat e njohur të femrave shqiptare.

Liza ka fituar në këtë event i cili ishte për herë të parë për të cmimin “Best New Artist Female”, për klipin që e kishte realizuar pikërisht në Kosovë, vend ky që këngëtares bukuroshe i pëlqen shumë, sidomos njerëzit dhe kultura.

Ajo ka zgjedhur që të jetë e famshme edhe në Kosovë, por edhe në Amerikë, e më pas për të arritur famën si një këngëtare internacionale.

Deri tani artistja që ka nisur të këndojë që kur ka qenë e vogël ka një videoklip të bukur dhe e pret një e ardhme e suksesshme.

Image
Image
Image