Adele ia dedikon koncertin ndarjes së Pitt dhe Jolie (VIDEO)

Showbiz September 21, 2016 - 23:43

Këngëtarja e shumë hiteve, Adele i ka dedikuar koncertin e saj në New York çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët janë bërë kryelajm i mediave rozë për divorcin e tyre.

Duke kënduar disa nga këngët e saj në Madison Square Garden, Adele ka thënë duket se pa dashje, “Brangelina janë ndarë, nuk janë më bashkë”.

Ajo ka pranuar se divorci i çiftit ka qenë në mendjen e saj tërë ditën dhe në atë moment ajo thjesht është ndier se duhet të nxjerrë jashtë disa ndjenja./klankosova