Kështu ia kërkoi Angelina ndarjen Brad Pittit

Showbiz September 22, 2016 - 19:30

Angelina Jolie ka kërkuar ndarje nga Brad Pitti dhe çifti tash po pret vetëm anën ligjore për të bërë këtë.

Çifti besohet se ka vendosur të ndahet datën e 15 shtatorit, kur edhe aktorja ia kërkoi të dashurit të saj prej 12 vitesh (dy vite të martuar), shkruan Telegrafi.

Përplasja e madhe ndodhi në një aeroplan privat datën e 14 shtatorit, kur Brad u bë abuziv dhe përdori gjuhë të rëndë ndaj Angelinas dhe gjashtë fëmijëve të tyre.

 Vetëm një ditë më vonë Angelina është ulur dhe ka biseduar me Brad Pittin, duke ia kërkuar ndarjen.

“Ajo u ulë, bisedoi me Bradin dhe ia ofroi divorcin. Ajo i tha: ‘Kjo është ajo që dua të bëj’. Ajo ia sqaroi gjithçka. Angelina bëri atë që mendoi se duhej bërë”, ka thënë një burim për revistën People.

Angelina u duk e bindur për këtë ani pse Brad ia kërkoi asaj që të mos bëhej mediatik ky rast dhe të kalonte në heshtje për hirë të fëmijëve të tyre.

Këtë, Angelina nuk pranoi dhe dyshja vendosi që të aplikonin për divorc, ku Angelina kërkon kujdesin e plotë mbi gjashtë fëmijët e tyre.