A po e mbështet ky miliarder indian Bleonën (Foto)

Showbiz September 26, 2016 - 20:15

Diçka e madhe po vjen nga Bleona, dhe kësaj radhe është ZYRTARE!

Përmes rrjetit social Instagram, këngëtarja e njohur ka paralajmëruar surprizën e radhës me një miliarder indian të quajtur Lalit Modi.

Kanë qenë mediat e shtetit të Modit ato që kanë ngritur pikëpyetjet përmes një artikulli, shkaku i një postimi të bërë nga miliarderi i cili shfaqet me Bleonën nën përshkrimin: ‘projekte të mëdha po vijnë’.

Nuk dihet se për çka bëhet fjalë saktësisht por vetë indiani në Instagram ka vërshuar me komplimente për shqiptaren duke e konsideruar atë si këngëtare të mrekullueshme, të mbushur plot me jetë.

Modi, mes tjerash i ka premtuar Bleonës se do ta çojë atë në nivele të reja dhe me një axhendë tejet të ngjeshur.

Image