E lidhur, torturuar dhe e përdhunuar! Angelina Jolie zbulon një sekret të Illuminatit! (Video)

Showbiz September 26, 2016 - 23:46

Duket se shkurorëzimi mes Brad Pitt dhe Angelina Joliet do të nxjerrë në shesh shumë të pathëna rreth jetës private të ish-çiftit.

Pasi u shfaqen pamje ku shihet aktorja të përdor drogë, një video shokuese e Angelinas Jolie ka rrjedhur së fundi në publik.

Angelina, e cila atëbotë ishte vetëm 23 vjet, përshkruan përvojat e saj prej “ritualeve sekrete të Illuminatit”, të cilat ishin mbyllura për shoqërinë, transmeton Telegrafi.

 Në vitin 1999, një burim anonim kishte filmuar fshehurazi Jolien me miqtë e ngushtë teksa përshkruan ritualet e tmerrshme që të famshmit duhet t’i nënshtrohen para se të bëhen anëtarë të kësaj shoqërie sekrete.

“Gjatë ritualit në Illuminatit, ju do të lidheni, përdhunoheni dhe torturoni prej anëtarëve të tjerë”, tha aktorja, e cila dukej e mllefosur me “shoqërinë e fshehtë”.

Image

Ajo shpjegoi se e ka mbytur një gjarpër dhe më pas, të njëjtin e ka vizatuar në trup si pjesë e ritualit.

Është e njohur se shumë anëtarë të Illuminatit kanë tatuazhe në trup që përfaqësojnë një pjesë të ceremonisë, si mënyrë e sakrificës për Satanin.

“Gjarpri tim e kam vrarë”, ka thënë ndër të tjerash aktorja 41-vjeçare.

Në video mund të dëgjohet se si aktorja pranon se i ka inkurajuar kolegët e tjerë që t’i bashkohen Illuminatit, pasi që besonte se në këtë formë do të kishin sukses në karrierën e tyre në Hollywood.

Në video gjithashtu shihet se si Jolie t’i ketë zbuluar pamjet e ritualit një miku të saj, e cila gjë është rreptësisht e ndaluar.

“Unë e kam shikuar filmin, të cilin Angelina e kishte regjistruar atë natë. Njerëzit janë shumë të zymtë. Aq sa ishte fantastike të shihen qartazi videot rreth jetës seksuale të shumë personaliteteve, aq shumë ishte edhe e çuditshme. Unë i pashë fotografitë më të mahnitshme dhe komprometuese të njerëzve”, tha mikesha e aktores, e cila kishte mbetur pa fjalë teksa shihet skena të pa imagjinuara të aktorëve.