Pse Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa nuk ndjekin njëra-tjetrën në Instagram?

Showbiz November 02, 2016 - 21:54

Ato janë tri shqiptaret që dalëngadalë po arrijnë majat në skenën muzikore botërore.

Shqiptarët krenohen me të trija por ato mes vete duket se nuk kanë ndonjë komunikim, shkruan lajmi.

Pëveçse nuk kemi parë asnjë fotografi të përbashkët të treshes Rita, Bebe, Dua, ato gjithashtu nuk ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, e lëre më të përkrahin njëra-tjetrën për arritjet  e tyre.

Nuk dihet nëse ka xhelozi mes artisteve shqiptare me famë botërore, apo thjeshtë ato janë fokusuar secila në karrierën e vet duke mos dashur t’ia dijë për tjetrën.

Gjithsesi ato po vazhdojnë të na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë nëpër botë.