Humb jetën në aksident tragjik fituesi i 'X Factor Albania' (FOTO)

Showbiz November 21, 2016 - 23:25

Një aksident i rëndë me motor i ka marrë jetën dy të rinjve.

Rreth orës 21:20 në bulevardin “Bajram Curri” pranë urës së “Bllokut” drejtuesi i një motori me targa "AP 105" ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është rrëzuar. Express mëson se personat që kanë humbur jetën janë Kejdi Halili, 21 vjeç dhe Ergi Dini, 22 vjeç.

Ky i fundit është këngëtar, dhe fitues i edicionit të X Factor Albania në vitin 2014.

Shoferi dhe një person i dytë që ndodhej pasagjer, kanë marrë plagë të mëdha dhe janë dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Por pavarësisht trajtimit mjekësor të marrë, ata nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë rreth orës 21:50.

Policia thotë zyrtarisht se grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore. 

Image