Kush ishte Ergi Dini, këngëtari që humbi jetën sot në Tiranë (Foto)

Showbiz November 21, 2016 - 23:28

Këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç lindur në Shkodër, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, gjatë një aksidenti rrugor me motor.

Edhe pse i ri në skenën muzikore shqiptare, që në moshë të re ai ka spikatur me zërin dhe talentin e tij në të kënduar.

Aq sa kur ishte vetëm 20 vjeç, do të shpallej fitues i konkursit muzikor të famshëm “X Factor”. Pas një konkurimi nën tutelën e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”.

LEXO EDHE: Humb jetën në aksident tragjik fituesi i 'X Factor Albania' (FOTO)

Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.

Nga burime pranë këngëtarit mësohet se ai ishte gati për një project të radhës, që tragjikisht tashmë është ndërprerë në mes së bashku me jetën dhe ëndrrat e tij.

Image

Image

Image

Image

Image

Image