Video prekëse: Ja si e kujton stafi i “X-Factor” Ergi Dinin…

Showbiz November 22, 2016 - 19:49

Skena e “X-Factor” nxori në pah talentin e tij dhe dy vjet më parë ai u shpall fitues i këtij talent show. Në këtë ditë të trishtë për familjarët dhe miqtë e tij, produksioni i “X-Factor”, përveçse u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 22-vjeçarit Ergi Dini, e ka përkujtuar djalin e talentuar shkodran me anë të një videoje prekëse, duke shkëputur momentet e tij më të bukura gjatë këtij spektakli.

“Vërtet shumë të kemi dashur ty dhe talentin tënd të jashtëzakonshëm dhe sot lamtumirën tonë duam ta bëjmë me muzikën e shpirtit tënd! Nga stafi i “X-Factor Albania””,- shkruan në rrjetet sociale moderatorja dhe producentja Alketa Vejsiu./Blitz.al