'Ironia' e fatit, Ergit i mori jetën fobia e tij më e madhe...

Showbiz November 24, 2016 - 21:35

Pas këngëve ‘Morphine’, ‘Asnji grame’ dhe “Pa frymë”, këngëtari Ergi Dini po përgatitej për projektet e reja muzikore të cilat ju prenë në mes, ashtu si ëndrrat, ashtu si buzëqeshja, ashtu si vetë jeta e tij.

Ergi kishte gjithçka gati. Teksti dhe muzika e këngës së tij të re ishin realizuar dhe çdo gjë ishte vënë në vijë për nisjen e xhirimeve të videoklipit...por gjithçka mbeti në letër si kontrata e fundit e firmosur nga artisti shkodran, shkruan Express. 

Po ashtu, një ëndërr e lënë në mes, ishte edhe bashkëpunimi me motrën, këngëtaren Barbana Dini, të cilën Ergi, e cilësonte si frymëmarrjen e tij. Këngëtari 22-vjeçar u nda nga jeta në një aksident tragjik me motor mbrëmjen e 21 nëntorit në Tiranë, bashkë me shokun e tij Kejdi Halili, 21 vjeç.

Ergi dhe Kejdi sot do të ishin gjallë nëse do të kishin kaskën mbrojtëse në kokë, dhe do ja kishin hedhur vetëm me nga një gërvishtje. 

Por fati nuk deshi kështu! Nga miq të tij, mësojmë se Ergi e kishte fobi shpejtësinë dhe në veçanti motorin. Por si për ironi të fatit, ai ndërroi jetë nga fobia e tij më e madhe... 

Ergi ishte djali i vetëm dhe më i vogli familjes Dini, pas dy motrave, Barbanës, dhe Arlindës.