Barbana dedikim për vëllain e ndjerë Ergin (Foto)

Showbiz November 28, 2016 - 20:53

Pas vdekjes së vëllait të saj të vetëm, motra e Ergi Dinit, Barbana ka shprehur dhimbjen e saj edhe publikisht.

Ajo e ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram aty ku edhe i ka ndarë disa fjalë prekëse për të ndjerin, shkruan lajmi.net

Ergi, tashmë i ndjerë vdiq në një aksident me motor i cili pas vetës la shumë gjurmë, njerëzit po e kujtojnë çdo ditë me dhimbje të thellë.

Ky është postimi i plotë i saj:

Per 22 vite,kisha gjithe boten ne duar,prandaj e them me plot bindje qe i mora maksimumin e lumturise ksaj jete per sa kohe te kisha afer!

Kisha menduar fundin e botes por jo te ndahesha prej teje!

Te kisha shume me shume se vella!Kurre nuk e kam dashur veten sa te kam dashur dhe te dua ty!

Ti ishe motiv,ishe inspirim jo vetem per mua,por per shume njerez!

Mami,babi dhe Arlinda qe ti i doje pafund jane ketu ne ferr me mua, prandaj,ti pusho i qete!

 

Image