Ndërron jetë aktorja shqiptare Elida Cangonji (Video)

Showbiz November 28, 2016 - 23:16

Një tjetër artiste e kinomatografisë shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Krejt në heshtje dhe pa asnjë lajmërim mediatik, aktorja Elida Cangonji iku nga kjo botë.

Të gjithë e mbajmë mend vajzën me emrin Zana në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, rol i dashur për publikun luajtur nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare.

Cangonji ushtronte edhe profesionin e një mjeke psikiatre.

Ajo ka luajtur disa role në filmat shqiptarë si Zana te filmi “Rrugë të Bardha” Eleni te “Në kufi të dy legjendave”; mësuesja te “Shtigje lufte”.