Flori Mumajesi ka një mesazh për Elvanën: Kush të do...

Showbiz November 29, 2016 - 20:56

Në media është folur gjithnjë për një lidhje ndërmjet kanatautorit të njohur Flori Mumajesi dhe këngëtares Elvana Gjata. Por asnjëherë zyrtarisht asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Pak ditë më parë, Elvana njoftoi se prej kohësh nuk bashkëpunonte më me Florin, në projektet e saja muzikore.

Por duket se kantautori nuk e ka pritur mirë ndarjen nga Elvana, ose të paktën në aspektin profesional, siç është munduar gjithnjë ta mbajë ç është munduar gjithnjë ta mbajë çifti raportin mes tyre.

Në një status në Facebook, Flori ka zgjedhur të flasë për dashurinë dhe ndarjen por pa përmendur emra:

“Disa thone: "Kush te do vertet do te kthehet". Por e verteta eshte: "Kush te do vertet nuk te braktis kurre!" shkruan Mumajesi

Nuk dihet nëse ky mesazh është për Elvanën ose jo, por mesa duket kushdo qoftë ajo vajzë, ia paska thyer zemrën Florit.

Image
Image
Image