Zbulohet shkaku i krizës nervore të Kanye West (Foto)

Showbiz November 30, 2016 - 23:06

Ka disa javë që reperi me famë botërore Kanye West është duke u përballur me një krizë nervore.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë arsye tjetër që është folur të jetë shkaktare për këtë krizë, përpos stresit dhe pagjumësisë.

Image

Por, burime të TMZ bëjnë të ditur se reperi është sëmurë për shkak të mërzisë së madhe që ka përjetuar në përvjetorin e vdekjes së nënës së tij Donda Ëest.

Donda ka vdekur vite më parë dhe vdekja e saj ia patë ndalur turnin e Kanye.

Përpos mërzisë të gjendja shëndetësore të Kanye, gjithashtu kanë ndikuar, pagjumësia, presioni i turit muzikor, drejtimi i biznesit, fakti i të qenurit prindër i dy fëmijëve, si dhe grabitja e Kim Kardashian në Paris./lajmi.net