Singëll apo e dashuruar? Samantës i shpëton e vërteta! (Video)

Showbiz December 01, 2016 - 23:15

Është e vështirë të ndash plotësisht jetën personale nga ajo profesionale, sidomos kur të gjithë i kanë sytë nga ty.

Edhe pse është kujdesur që ti mbajë gjithmonë private lidhjet e saj të zemrës, falë teksteve të këngëve herë herë ngacmues, Samanta Karavello nuk ka arritur t'i shpëtojë thashethemeve.

E pyetur në mënyrë ngacmuese për IN Report nga gazetari jonë Albi Isakaj rreth këngës "Si Ai", Samanta ka thënë se ishte momenti për tu bërë pak më "lovely" duke qenë se kohët e fundit ishte pozicionuar më tepër tek njerëzit single.

Në këtë mënyrë me dashje apo padashje, këngëtarja bukuroshe ka pranuar se nuk është në një lidhje. Me pak fjalë, djema përvishjuni punës!