Rezarta Shkurta sjell këngë për bashkëshortin në burg (Video)

Showbiz December 02, 2016 - 20:31
Këngëtarja e rikthyer rishtas në publik, pas daljes në emisionin “Xing me Ermalin”, duket se i kishte bërë mirë llogaritë.

Intervista e 28-vjeccares kur për herë të parë foli publikisht për ngjarjen që i ndodhi bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, i cili vazhdon të gjendet prapa hekurave, mendohet se qe pjesë e një strategjie për të fituar vëmendjen.

Dhe tashmë që e ka, pas deklaratave kontraversiale, Rezi jep lajmin e vazhdimësisë së karrierës si këngëtare.

Pavarësisht trazirave në jetën private, këngëtarja nga Durrsi duket më e fortë. Aq më tepër që kënga re i dedikohet partnerit të saj, babait të Herës. E po ashtu, si njëherë e një kohë, ish miss-i nuk i ka lënë mënjanë shfaqjet sensuale. Me një fustan të kuq të çarë, Rezarta Shkurta tregon jo pak nga feminiteti i saj në klipin e publikuar.