Katy Perry flet për Era Istrefin! Shpreh hapur mendimin për këngëtaren shqiptare

Showbiz December 06, 2016 - 22:26

Të gjithë jemi në dijeni se kënga “Bon Bon” e këngëtares Era Istrefi ka marrë famë botërore dhe dëgjohet në shumë vende. Këtë e tregojnë edhe klikimet e shumta që kënga ka marrë në kanalin Youtube.

Mirëpo, teksa të gjithë jemi në pritje të një projekti tjetër nga Era, këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry me deklaratën e saj na ktheu sërish tek “Bon Bon”.

Në llogarinë e saj në Twitter, një komentues ka shkruar se kënga më e mirë e vitit 2016 është “Bon Bon”. Si për çudi, Parry ka thënë se është shumë dakord me këtë mendim, duke folur me mjaft entuziasëm.”O Zot po! Jam dakord” – ka shkruar këngëtarja.

Image