Pasi e hedhin në gjyq, këngëtari kërkon trajtim si Donald Trump!

Showbiz December 27, 2016 - 22:48

Justin Bieber ka bërë një kërkim të veçantë.

Ai nuk dëshiron që media të fusë në dorë videon e rrëfimit të tij gjyqësor dhe kërkon që publikimi të bllokohet ligjërisht.

Motivimin ai e ka marrë nga Donald Trump, i cili ka bërë të njëjtën gjë dhe nëse diçka e tillë mund të bëhet për Presidentin e ardhshëm të Amerikës, atëherë pse jo për të?

Bëhet fjalë për padinë që Justin iu bë nga fqinji i tij, shtëpinë e të cilit e kishte qëlluar me veze, madje edhe i kishte pështyrë atij përsipër.

Fqinji pretendon se artisti 22 vjeçar e ka terrorizuar dhe përveç dëmeve e ka paditur këtë të fundit edhe për stres emocional.

Por Justin mendon ndryshe pasi jo vetëm thotë që i ka paguar 90 mijë dollarë për dëmet, por akuzat për stresin janë broçkulla.

Dhe përveç kësaj, avokati i tij ka cituar pikërisht rastin e Trump për të mbajtur gjithçka larg syve të mediave, me arsyetimin që privatësia në çështjet gjyqësore duhet respektuar.

Të shohim nëse ligji është i barabartë për të gjithë.