Emocionuese: Rebeka sot do të festonte ditëlindjen e 20-të, ja si e kujton nëna e saj (Foto)

Showbiz March 22, 2017 - 12:49

U bënë një vit që nga ikja e saj në botën tjetër, e që jo vetëm nënën, por e la të pikëlluar një masë të madhe të shoqërisë.

Rebeka Rexhepi nuk arriti ta mundte sëmundjen me të cilën luftoi një kohë të gjatë, me shpresë të madhe për t’u shëruar dhe vazhduar jetën si moshatarët e saj.

Sot, nëse do të ishte në mesin tonë, ajo do ta festonte ditëlindjen e 20-të, ditëlindjen që nëna e saj Xheraldina, e kujton me lot në sy dhe me një dhimbje të thellë për engjëllin e saj që me gjitha forcat u mundua t’a ndihmonte, shkruan kosovarja

Në këtë ditë, zonja Xheraldina Maria, në llogarinë e saj ka shpërndarë disa kujtime të fëmijërisë së Rebekës, duke bashkangjitur këtë mbishkrim: “Urime ditëlindjen e 20 Rebeka!Mama vetëm kujtimet mundet me i shpalose… dhe me i la me lot…” . E dhimbshme, sa s’mund të përshkruhet për një nënë.

Image