U martua me Almeda Abazin, tregon arsyen pse nuk mban unazën e martesës (Foto)

Showbiz April 25, 2017 - 17:56
Almeda Abazi dhe i fejuari, Tolga Sayisman, lidhën kurorë në Los Angeles dhe një prej gjërave që ka rënë në sy, është fakti që aktori turk nuk mbante në gisht unazën e martesës.

Sipas portalit “Haber Turk”, e ëma e Almedës i dhuroi Tolgës unazën e bashkëshortit të saj të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë 11 vite më parë. 

“Tani dua që ta mbash ti këtë unazë.”- mësohet t’i ketë thënë ajo Tolgës dhe bëhet e ditur se ai e mban në një zinxhir në trup rrethin e martesës, pasi nuk i bën në gisht.

“Edhe vajza edhe unaza e vjehrrit më janë besuar mua, janë amanete për mua. Jam shumë krenar që mbaj një kujtim kaq të vlefshëm.”- mësohet të ketë thënë Sayisman, duke premtuar se do të kujdesej për to./lapsi/

Image