Një javë, tre milionë për ‘Simpatia’ (Video)

Showbiz June 29, 2017 - 21:36

Kanë kaluar vetëm një javë që kur Lumi B dhe Dhurata Dora kanë lansuar këngën ‘Simpatia’

E ky projekt muzikor i tyre për një javë kaq të shkurtë kohore ka thyer rekord pasi ka arritur të mbledh mbi 3 milionë klikime në kanalin Youtube, shkruan lajmi.net

‘Simpatia’ remake e këngës së Edona Llalloshit, është pëlqyer nga fansat e dyshes pasi po kërkohet kudo në radiostacione dhe po dëgjohet edhe nëpër klube nate.