Kënga e Eni Koçit i 'rrëmben' zemrën këngëtarit me famë botërore (Foto)

Showbiz July 03, 2017 - 21:55

Pak ditë më parë, Eni Koçi ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Blake, të titulluar “Hold Up”.

Shumë shpejt “Hold up” u kthye në një ndër këngët  më të dëgjuara  të momentit.

Por a ju kujtohet  Claydee, këngëtari  i njohur me origjinë shqiptare, i cili u bë i njohur  nga hiti “Seniorita”?

Epo, mesa duket, ai është një ndër adhuruesit e parë të këngës së Enit.

Ai ka publikuar në Insta Story një video ku e tregon këtë. Ai ndodhet në jug të Shqipërisë dhe duket se po këndon  “Hold up”.

E sigurt që Eni është kënaqur mjaft nga kjo mbështetje./Blitz.al/

Image

Image